E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bledi: Je tip i vështirë

05/03/10 00:45

Bledi diskuton me Oltën për karakterin e saj, të paktën aq sa ka njohur ai prej saj në këtë shtëpi. Ai thotë se ndonjëherë ka vështirësi ta kuptojë atë dhe nuk e di nëse kjo është pjesë e karakterit të saj. Olta ia kthen se ai mund ta pyesë sa herë nuk e kupton. Më lodhin gjërat e komplikuara, do doja të mi thoje më thjesht- shprehet ai dhe thotë se me Oltën këtë gjë e kishte pak problem sepse shpesh nuk e kuptonte. Sipas tij, ajo është tip i vështirë, ndryshe nga i tiji dhe ajo i lë gjërat të ndodhin kur duhet të ndodhin, i programon ato. Olta ia kthen se nuk i programon, por i lë për në momentin e përshtatshëm, atëherë kur ajo e shikon si të tillë. Bledi e pyet nëse i pëlqen ndonjë djalë tjetër në shtëpi, por Olta thotë se për këtë gjë kanë biseduar më parë. Ai i thotë se ajo ka një natyrë shumë provokative, sidomos me shikime. Unë kështu jam, por i përdor provokimet vec kur dua- shprehet Olta. Të dy të rinjtë flasin dhe për marrëdhënien shoqërore mes tyre. Bledi i kërkon Oltës që ta konsiderojë si një mik të mirë dhe të hapet për cdo gjë me të, ndërsa ajo i thotë se është hapur me të aq sa për të ka qënë e nevojshme. Më pas, dy të rinjtë flasin në përgjithësi për shoqërinë e tyre. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›