Tirane, atentati "Tan Lepri" lë Spitalin Ushtarak
TIRANE- Dritan Avllaj i njohur ndryshe si Tan Lepri dhe i përfolur si një ndër miqtë e kryetarit të Partisë Socialsite Edi Rama është plagosur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:15 me armë zjarri. Avllaj ka qënë duke udhëtuar në makinën me targa EL 412 C, në momentin që është qëlluar. (makina ne foto)
Ngjarja ndodhi pranë tregut elektrik në rrugën "Mihal Grameno" të kryeqytetit. Sipas policisë, në makinë janë gjetur mbi 6 shenja plumbash, ndërsa Avllaj është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku i është nënshtruar operacionit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjekët, cituar sot nga “Gazeta Shqiptare” kanë thënë se Dritan Avllaj është qëlluar me 2 plumba, dhe njëri i ka prekur supin e djathtë.
TAN LEPRI LE SPITALIN USHTARAK
Ora 08: 40 Biznesmeni është larguar nga Spitali Ushtarak sot në mëngjes rreth orës 06:00 informon NEËS24. Për momentin nuk dihet destinacioni i Dritan Avllajt, menjëherë pas daljes nga spitali ku gjatë natës iu nënshtrua operacionit për heqjen e plumbit që kishte prekur shpallutën e tij.
"TAN LEPRI U QELLUA ME SKORPIONS"
“Gazeta Shqiptare” e cila i referohet burimeve të besueshme të policisë, shkruan sot për dyshimet se Tan Lepri mund të jetë qëlluar me armë tipit “Skorpions”. E gjithë Tiranë orëe të vona të së mbrëmjes së të enjtes është blinduar me postblloqe policore për të bërë të mundur kapjen e atentatorëve. Për momentin nuk dihen ende pistat e hetimit si dhe autorët e mundshëm të këtij krimi, por policia vazhdon mbledhjen e provave. Është marrë në pyetje shoferin e Tan Avllajt, si dhe pritet dëshmia e vetë Dritan Avllajt.
Biznesmeni Dritan Avllaj, apo Tan Lepri është bërë i njohur nga akuzat që mazhoranca ka ngritur ndaj tij, si të përfshirë në afera korruptive lidhur me lejet e ndërtimit te Kodrat e Liqenit. Sipas akuzave të bëra publike për mediat, nga ana e Partisë Demokratike, Avllaj njihet si një ndër njerëzit që ndërtonin në Tiranë, falë mbështetjes që i ofronte kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Ky i fundit ka dëshmuar edhe në Prokurori në lidhje me këto akuza. Pas hetimeve paraprake prokuroria hodhi poshtë akuzat.
(s.g/ m.a/ BalkanWeb)