Elbasan, 7 të ndaluar me deftesa pjekurie false

Një operacion i ndërmarrë nga policia e Elbasanit i koduar me emrin “Studenti” ka bërë të mundur ndalimin e 7 personave pasi janë kapur me deftesa pjekurie false.
Burime nga policia bëjnë me dije se operacioni është ndërmarrë nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me universitetin “Aleksandër Xhuvani”.
Sipas informacioneve 7 të ndaluarit kishin paraqitur diplomat false për të konkuruar në universitetin “Aleksandër Xhuvani” por pas verifikimeve rezultoi se ato ishin false.
Sipas policisë të ndaluarit janë shtetasit Oliver Binoshaj 22 vjeç nga Shkodra, Ikbale Dauti 52 vjeç nga Shkodra, Alketa Ferra 35 vjeç nga Tirana, Elton Lela 36 vjeç nga Bulqiza, Blerina dhe Ervis Lacku përkatësisht 25 dhe 29 vjeç nga Durrësi dhe Gentjan Bukri 31 vjeç ngaTirana.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të verifikuar se nga cilat shkolla kishin ardhur deftesat e falsifikuara.