E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, këngëtarët shqiptarë fishkëllehen për pavarësinë

Në manifestimin qendror për Ditën e pavarësisë së Maqedonisë në stadiumin e qytetin në Shkup në arenën Filipi i Dytë, këngëtarët shqiptarë janë fishkëllyer nga publiku maqedonas gjatë performancës së tyre.

Sipas portalit maqedonas Plusinfo, dalja në skenë e këngëtarëve shqiptarë është shoqëruar me fishkëllima dhe me brohoritje: Maqedonia, Maqedonia….

Mësohet se në manifestimin për 21-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë kanë kënduar edhe shqiptarët Adelina Tahiri dhe Mustafa Imeri-Tafa.

Në këtë eveniment po marrin pjesë një numër i madh i këngëtarëve nga të gjitha trojet e ish-Jugosllavisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›