E Hënë, 2 Nëntor 2026

Blendi Gonxhja nuk synon Bashkinë: Si deputet do angazhohem për të mbështetur banorët e zonës

Blendi Gonxhja e ka përjashtuar mundësinë për të qenë kandidat i mundshëm në Bashkinë e Tiranës.

Gjatë një prononcimi për mediet ai tha se si deputet do të jetë i angazhuar pranë banorëve të zonës.

Gonxhja shtoi se si deputet i zonës së Kombinatit do të angazhohet për të rritur kushtet e jetesës atje.

“Mendoj që Bashkia e Tiranës zyrtarisht e ka kryetarin e vet dhe e ka datën e vet të zgjedhjeve në kohën e vet. Mendoj që nuk ka lidhje me këtë gjë. Natyrisht, pritshmëria shumë pozitive e kryeqytetasve, në këtë rast e Qarkut Tiranë, tëmbush me krenari, por nuk shoh lidhje direkte me Bashkinë Tiranë përveç asaj që ne të gjithë si kandidatë dhe si anëtarë të rinj të Parlamentit shqiptar duhet të ndiejmë sapo të kemi para syve tanë, në skrivanitë tona, si deputetë apo si ministër, në këtë rast, si anëtar i kabinetit, tema, çështje, akte, vendime, të cilat lidhen me Bashkinë Tiranë… Këtë lidhje shoh unë me mandatin tim dhe me mandatin tonë për Bashkinë Tiranë. Pra, solidaritet maksimal me bashkinë më të madhe të vendit, e cila është lokomotiva, në çdo sens, ekonomike, sociale…” u shpreh z. Gonxhja para gazetarëve.

Gazetare: Bjolanda Cuku

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›