E Diel, 1 Nëntor 2026

Blendi Klosi fiton bastin, tre vite pas grevës së urisë heq mjekrën në Shijak

klosi2Shijak- Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, duket se e ka fituar bastin e vënë me veten tre vite më parë ku gjatë grevës së urisë së PS-së, u shpreh se nuk do ta rruajë mjekrën deri në momentin që do të vihet drejtësi.

Sot, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai shprehet se pas fitores e ka hequr dje mjekrën në një berberhane në Shijak.

Mbas plot 1000 ditësh dje në Shijak, vendosa të heq mjekrën. Një simbol të grevës madhështore të urisë. E mbajta plot tre vjet për tu kujtuar se kishim një mision për të përmbushur sa herë çohesha në mëngjes dhe flija në darkë. Nuk e harrojmë kurrë grevën, por sot falenderoj pafundësisht, këdo që kontriboi së bashku me Partinë Socialiste në këto 8 vjet opozitë. Ju faleminderit miq,- shkruan Klosi në Facebook.

Greva e urisë u mbajt pas zgjedhjeve të 2009-ës, ku socialistët akuzonin qeverinë për manipulim të votave. Kjo bëri që ata të ngrinin çadra para Kryeministrisë dhe qëndruan pa ngrënë për disa ditë.

klosi

Blendi Klosi heq mjekrën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›