Tiranë- Vetëvaret brenda qelisë 72-vjeçarja, vrau burrin muaj më parë
Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun 313 të kryeqytetit sot ku një grua i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Sipas burimeve nga burgu mësohet se viktima është 72-vjeçarja Fatmira Poka.
72-vjeçarja ka qenë e dënuar për vrasjen e bashkëshorit të saj 65-vjecarit Faik Poka me armë, 4 muaj më parë në Elbasan, duke pretenduar se ai e tradhëtonte.
Ndërkaq që ende nuk ka të dhëna të tjera për këtë ngjarje të rëndë dhe nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë të moshuarën t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike.
Teksa kanë nisur hetimet brenda në qeli priten edhe detaje të reja në vijim. Ndërsa media publikoi në kohën e vrasjes se e moshuara vuante mjekohej me ilaçe kundër depresionit dhe sklerozës.