8 vjet burg

Fidaim Potoku, 36-vjeçar, është personi i cili rreth një vit më parë ka tentuar që me veturën e tij ta privojë nga jeta policin hetues, Xhemajl Rexhepi, duke e plagosur rëndë.
Pas disa seancave të mbajtura për këtë veprim kundërligjor, Fidaim Potoku të premten u dënua në emër të popullit, me gjithsej tetë vjet heqje lirie.
Ai është dënuar për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë në tentativë. Të akuzuar bashkë me të kanë qenë edhe Maliq Zhitnipotoku si dhe vëllai i tij, Kadri Potoku. Zhitnpotoku, i cili akuzohej për sulm ndaj personit zyrtar si dhe për veprën penale të mosdhënies së ndihmës, është shpallur i pafajshëm. Për Kadri Potokun, i cili akuzohej vetëm për veprën penale të mosdhënies së ndihmës, prokurori i rastit, Suad Kuraja, ka hequr dorë nga akuza ndaj tij, në mungesë provash.
Dënimi është kumtuar nga gjyqtari penal, Raif Emini. Nën masa të rrepta të sigurisë, gjyqtari Emini tha se është vërtetuar fajësia e Fidaim Potokut.
Ai u dënua ashtu siç ka pretenduar prokurori në aktakuzë.
Aktakuza sqaron se ngjarja ka ndodhur më 19 gusht të vitit të kaluar dhe atë në vendkalimin për këmbësor. Ky vendkalim gjendet disa metra larg Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, gjykatë në të cilën Fidaim Potoku u dënua të premten.
Në këtë vend, polici Rexhepi qe goditur nga një Jeep Mercedes, të cilin po e drejtonte Fidaim Potoku. Në veturë kishin qenë edhe dy ish-të akuzuarit.
Aktakuza pretendon se Potoku këtë veprim e ka kryer me dashje. Ai me qellim, sipas aktakuzës, e ka lënduar rëndë policin Xhemajl Rexhepi, ndërsa ua ka rrezikuar jetën edhe shumë kalimtarëve të tjerë.
Polici Rexhepi kishte qenë duke kaluar në vijat e bardha teksa ishte ndezur drita e gjelbër. I dënuari kishte ardhur me një shpejtësi të madhe, ndërsa me pasqyrën e veturës kishte goditur policin. Ky i fundit kishte reaguar duke i thënë që të voziste me kujdes.
Fidaim Potoku e kishte fyer e sulmuar policin. Nga vetura kishte dalë edhe i akuzuari tjetër, Maliq Zhitnipotoku, i cili njashtu kishte filluar ti bërtiste policit.
Polici i kishte dalë përpara veturës goditëse, me qëllim që ti ndalte ata derisa të vinte patrulla policore. Të akuzuarit, kur kishin dëgjuar se polici i kishte thirrur kolegët e vet, ata e kishin nisur veturën. Me shpejtësi të madhe ata e kishin rigoditur policin duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore. Ata kishin ikur nga vendngjarja për tu arrestuar disa orë më vonë.
Nga ajo kohë, Fidaim Potoku është në paraburgim. Ai u dënua me tetë vjet, ndërsa do të qëndrojë prapa grilave deri në plotfuqishmërinë e verdiktit.
Ndaj vendimit të shqiptuar, palët kanë të drejtë ankese.