Bleona: Burri im ka këmbët më seksi që mund të ekzistojnë
Edhe pse larg njëri-tjetrit, Bleona Qereti po e mban mësë miri marrëdhënien e saj me bashkëshortin Gani Bardhën. Ai jeton në Detroit, ndërsa ajo në Los Angelos, për të arritur synimin e saj, depërtimin në tregun muzikor amerikan. Ajo nuk ka lënë pas dore ndër të tjera komunikimin me audiencën, përmes rrjeteve sociale Facebook apo twitter. Përherë statuse ku përshëndet fansat dhe i falenderon ata për dashurinë që i japin, apo duke shprehur edhe ajo dashurinë që ka për ta. Por një status mjaft interesant ishte ai në të cilin Bleona komplimentonte këmbët seksi të bashkëshortit të saj, Ganiut. Ajo është shprehur se “Burri im ka këmbët më seksi që mund të ekzistojnë!!!” (My husband has the most sexy legs that may exist!!!! I really mean it). Nuk dimë arsyen e këtij statusi kaq personal, por ndoshta mund të jetë edhe një mënyrë për të shprehur mallin në distancë!