Robbie Williams i lumtur për tatunë e fansit në prapanicë

Mënyra e simpatisë së njerëzve ndaj personazheve vip është shumë e ndryshme. Por sidoqë të jetë ajo është simpati dhe ata duket se janë të lumtur me të.
Një rast admirimi i veçantë ndaj Robbie Williams është ky i fansit të fundit. Ai pozoi me një fans i cili në të pasmen e tij kishte të bërë një tatu ku shkruhej “I Love Robbie Williams”. Ylli i “Take That” pozoi pranë atij dedikimi.
Ky fans ka pranuar se ka 15 tatu trupore, disa prej të cilave u përshtaten notave dhe teksteve të këngës së Beatles, “All you need is love”. Ai tha se dëshiron të ketë më shumë tatuazhe të tilla. /Indeksonline/