Drini Zeqo: Une, “brenda” “Opinionit” 15-vjeçar Ilda Lumani
Prej 4 vitesh Drini Zeqo eshte pjese e rendesishme e emisionit me te ndjekur politik ne vend “Opinion”. Kete sezon te ri e starton me statusin e Redaktorit pergjegjes. E gjithashtu edhe me mjaft pergjegjesi, per me teper, kur emisioni eshte ne prag te celebrimit te 15 vjetorit te tij, e kur pretendimet dhe ambiciet rriten edhe me shume. Sot pasdite, me kete rast ne televizionin Klan do te mbahet nje pritje per 400 miqte qe kane qene ne panelin e “Opinion” ne kete nje dekade e gjysme. Ne mes ketyre pergatitjeve gjejme dhe Drinin, i cili na tregon disa detaje rreth te ftuarve, si edhe risite qe do te sjell sezoni i ri, qe nis po sot ne mbremje.
“Opinion” ben 15 vjet, po Drini vete?
Drini eshte rritur bashke me Opinion keto vitet e fundit dhe duhet thene se kane qene vite te rendesishme ne karrieren profesionale. Une jam nje 30 vjeçar qe kam zgjedhur te investohem ne nje prej redaksive me te rendesishme ne Shqiperi qe eshte ajo e emisionit politik me te ndjekur ne vend. Konsideroj se per moshen qe kam eshte nje pergjegjesi dhe vleresim te punosh me nje gazetar profesionist si Blendi Fevziu dhe nje staf po aq me vlera. Por ne anen tjeter mendoj se edhe investimi tek ajo qe eshte e imja nuk ka munguar, hapesira nuk mungon duhen vetem idete dhe forcat e duhura.
Dhe sa vjet u bene ne Opinion? Si do t'i vleresoje keto vite?
Me Opinion kemi gati 4 vjet qe punojme intensivisht, 7 dite te javes, pavaresisht se emisioni transmetohet nga e hena ne te enjten. Tema te cilat kane nje impakt dhe ndjeshmeri te larte tek audienca. Vite te cilat perveçse me kane ndihmuar te kemi nje numer te zgjeruar kontaktesh me kane dhene mundesine te marr informacion sa per politiken po aq edhe per çdo fushe tjeter qe eshte pjese e perditshmerise dhe aktualitetit. Keto kane qene vite te cilat mund te quhen nje shkolle dhe studim i dyte, i paperseritshem dhe qe do t’i voliste çdo gazetari qe synon te investohet ne kete profesion. Temat vertet lidhen me te ftuarit por po aq edhe me kronikat ne terren te cilat kane veshtiresite e tyre.
Ne kete sezon te 16-te, hyn me nje status te ri. Te gezon me shume emri i tij, apo fakti qe ka ardhur si rrjedhoje e nje pune disa vjeçare?
Kete sezon te ri, une jam redaktor pergjegjes i programit, dhe ky pozicion vjen si nje natyrshmeri e viteve qe kemi kaluar duke punuar per Opinion. Ne mes stafit nuk kemi pasur asnjehere rregulla strikte rreth pozicionit pasi kemi punuar te gjithe per te njejtin qellim, qe emisioni te arrij nivelet me te mira. Por me shtimin e volumit te punes dhe formave te reja qe behen pjese e emisionit nga sezoni ne sezon ndarja e disa detyrave ka qene domosdoshmeri. Sigurisht qe edhe statusi ka rendesine e tij, por mbi te gjitha eshte fryma ne ekip qe mbetet teresisht pozitive ajo qe na garanton nje mirekuptim te plote dhe efikas.
Te hene do te kete nje pritje me rastin e 15 vjetorit, si eshte menduar? Ku do te realizohet?
Pritja do te jete neser ne mbremje ne oren 18.30 minuta ne ambientet e TV Klan. Do te jene te ftuar miqte me te mire te emisionit dhe ata qe kane qene te pranishem ne momentet kulmore te tij. Do te kete nje shfaqje te projektuar per miqte te momenteve te para kur emisioni filloi ne 31 gusht 1997. Nje mbremje dedikuar atyre qe nuk kane munguar çdo mbremje ne ekran dhe nje mireseardhje atyre qe do te na nderojne ne kete sezon te 16-te. Disa detaje te tjera me mire te mos i zbulojme, ndonese kjo eshte nje shprehje klishe.
Ne fakt une do te kembengul per disa personazhe? A do te jete i pranishem Kryeministri Berisha? Po lideri i PS, Rama?
Jane te ftuar padyshim ata qe konsiderohen njerezit me te rendesishem ne vend, dhe qe kane nje lidhje me jeten publike. Politika eshte e gjitha e perfaqesuar ashtu sikurse ndodh edhe neper panelet e ndryshme te emisionit. Do te jene Berisha dhe Rama gjithashtu. Keto dite kane qene dite te gjata konfirmimesh dhe rikofirmimesh ku se bashku me kolegen Desada Metaj kalojme dhe rikalojme ne duar nje liste prej gati 400 te ftuarish.
Dita e pare e Opinion kete sezon me çfare do te nise?
Do te nise ne oren 22.30 me nje dokumentar per te cilin u punua gjate gjithe muajit gusht. Eshte nje permbledhje e punes 15 vjeçare te Fevziut e cila nuk duhet humbur mbase per te kuptuar edhe se si ka ndryshuar me kalimin e viteve marredhenia e politikes me median. Si eshte perfaqesuar ne televizion çdo gje per te cilen njerezit kane pasur dhe kane interes. Nje dokumentar i cili tregon ne menyre te permbledhur si nisi Opinion dhe cilat kane qene momentet e tij me te veshtira dhe me te mira. Nje program i cili eshte kthyer ne nje bashkeshoqerues te mbremjeve televizive ne Shqiperi.
A do te kete ndryshime ne tematike kete sezon apo do te vijoje ne te njejtat linja?
Temat do te jene te rifreskuara, te ftuarit gjithashtu. Nuk do te mungoje aktualiteti por po aq dhe kendveshtrimi me i zgjeruar permes dossier-eve apo dokumentareve. Do te perpiqemi te sjellim ate qe njerezit duan te gjejne me shume ne ekran dhe kjo nuk eshte gjithmone e lehte. E sigurt eshte se do te ndjekim me vemendje çdo gje qe ka lidhje me ate qe eshte teme kryesore e diskutimit ne vend por edhe me gjere.
Kete vit festohet 100 vjetori i Pavaresise se Vendit. Cila eshte menyra qe ka zgjedhur Opinion per te pasqyruar kete ngjarje?
Per kete eshte duke u punuar, kemi disa alternativa te cilat po i analizojme mes stafit. Jemi duke grumbulluar fakte te rendesishme historike. Por nuk do te mungojne dossier-et por pjesa tjeter le te mbetet ende pa u zbuluar edhe per shkak te respektit ndaj konkurrences e cila na mban gjithmone te vemendshem per te qene sa me te efektshem ne raport me audiencen.
Nderkohe Drini, ju jeni i pandashem dhe nga edicioni i lajmeve ne ABC News. Cila eshte marredhenia juaj me lajmet dhe raportimin 'live' te ngjarjeve ne vend?
Eshte nje lidhje qe nuk mund ta le kurre pas dore. Edhe kur mund te kem qene duke punuar per Opinion deri vone ne mbremje te nesermen jam gjithmone ne transmetim ne ABC nga ora 10.00-13.00.
Berisha dhe Rama ne festen e 15 vjet “Opinion”
Pritja do te jete neser ne mbremje ne oren 18.30 minuta ne ambientet e TV Klan. Do te jene te ftuar miqte me te mire te emisionit dhe ata qe kane qene te pranishem ne momentet kulmore te tij. Do te kete nje shfaqje te projektuar per miqte te momenteve te para kur emisioni filloi ne 31 gusht 1997. Nje mbremje dedikuar atyre qe nuk kane munguar çdo mbremje ne ekran dhe nje mireseardhje atyre qe do te na nderojne ne kete sezon te 16-te. Disa detaje te tjera me mire te mos i zbulojme, ndonese kjo eshte nje shprehje klishe. Jane ftuar padyshim ata qe konsiderohen njerezit me te rendesishem ne vend, dhe qe kane nje lidhje me jeten publike. Politika eshte e gjitha e perfaqesuar ashtu sikurse ndodh edhe neper panelet e ndryshme te emisionit. Do te jene Berisha dhe Rama gjithashtu.