Prefiksi +355 dhe per Kosoven, parimisht Shqiperia pro
Parlamenti i Kosoves ka miratuar se fundi nje rezolute qe i kerkon qeverise se Republikes se Kosoves te vendose per perdorimin e prefiksit te Shqiperise ne komunikimin mes dy vendeve. Kjo nisme eshte perqafuar nga Kryeministri Berisha: “Ne parim jam plotesisht dakord dhe ne parim eshte ide e shkelqyer, por do te ishte mendimi im perfundim pasi te konsultohesha me ekspertet e fushes dhe ata te financave. Se ne rast se, ne rrafshin financiar, Kosoves, i krijon ndonje shmangie kjo gje, natyrisht do te mendoja qe duhet testudiohej me hollesisht”. Pohimi i z.Berisha u be dje, ndersa zhvilloi nje konference te perbashket per shtyp me Sekretarin e Pergjithshem te ITU (Unionit Nderkombetar te Telekomunikacionit) z. Hamadoun Touré, pas perfundimit te konferences se pare rajonale per internetin me bande te gjere, e cila zhvilloi punimet ne Tirane dhe u organizua nga Ministria per Inovacionin dhe TIK, ne bashkepunim me Unionin Nderkombetar te Telekomunikacionit (ITU). Per te njejten pyetje u pergjigj edhe z. Toure, por ai ishte me se paku skeptik: “Perdorimi i kodit te nje vendi tjeter do te krijoje shume probleme teknike, sepse vetem tani jane 6 bilion telefone celulare dhe secili nga ato eshte unik. Kemi nje rregull mjaft te qarte ne kete drejtim dhe une do t’i keshilloja te gjithe palet te punonin ne kete menyre transparente dhe ne bashkepunim”.
Ne kete kuader, z.Toure, dha edhe detaje si funksionon dhenia e prefikseve: “Kodet e telefonise se shteteve percaktohen nga Unioni Nderkombetar i Telekomunikacionit dhe do jete nje precedent vertete serioz ne se parlamenti vete vendos nga ana e vet. Kur nje vend njihet nga Kombet e Bashkuara, atehere ne ia vendosim kodin ketij vendi. Kodi i fundi qe iu dha ishte ai per Sudanin Jugor. Ky kod jepet dy ore pas deklarimit qe behet nga Kombet e Bashkuara. Nderkohe ne marrim te njejtin vendim ne rast se ky vendim merret nga OKB-ja. Teknikisht ne pergatitemi dhe me pas nuk do te kete asnje problem. Unioni yne nuk eshte organizate politike dhe kemi mbijetuar mes ketyre 47 viteve, kjo do te thote mes dy lufterave boterore dhe luften e ftohte qe kaluam. Dhe prandaj satelitet jane leshuar dhe u jane dhene mundesi te gjitha vendeve”.
Ne daljen per media, z.Berisha vuri ne dukje se sot shkalla e penetrimit te telefonise mobile nga 38 % qe ishte ne fund te vitit 2005, ka arritur ne 187 % dhe tregu i ketyre sipermarrjeve, tregu i komunikimeve eshte nje nga tregjet me dinamike me nje potencial te madh ndikimi ne zhvillimin e ketij vendi ne te gjitha fushat. Kurse lajmeroi krijimin e nje zone te lire ekonomike per bizneset e IT ne Tirane: “Tirana Hightech Park nuk do te jete si te gjitha zonat e tjera ekonomike. Ajo do te jete e perjashtuar nga te gjitha taksat, si asnje zone tjeter. Do te jete nje zone ne te cilen te rinjte shqiptare, por jo vetem, do te kene mundesi te punojne ne menyre qe me kushtet me lehtesuese te shpalosin gjenine e tyre krijuese ne interes te Shqiperise, por edhe me gjere”, - detajoi z.Berisha.
Berisha: Pasioni per internetin
“Ne kuadrin e 100 vjetorit nxitemi t’i intensifikojme te gjitha perpjekjet per te shnderruar web-in per çdo qytetar shqiptar ne nje leve te fuqishme Arkimedi per realizimin e ambicieve te tij pozitive ne nje burim te pashtershem informacioni dhe ndarje te tij. Shqiptaret kane nje pasion te veçante per Face book-un dhe ne menyre te perseritur mendoj se sa te lumtur jane duke ndare informacionin, dijet me njeri-tjetrin. Konektiviteti eshte nje faktor shume i rendesishem per psikologjine e njeriut. Pa Facebook mund te komunikosh me nje numer fare te kufizuar, kurse me Facebook ke nje numer shume e shume here me te gjere, me te cilet t’i ndan mendimet, idete, pikepamjet, shijet ndikon dhe ndikohesh nga te tjeret”.