INSTAT: Prodhimet “Made in Albania” po kushtojne me pak Eglantina Nasi
Prodhimet “Made in Albania” po kushtojne me pak se me pare, duke ngjallur ne kete menyre edhe me shume interesin e importuesve ndaj tyre. Nje fakt i tille konfirmohet nga te dhenat me te fundit te publikuara prej Institutit te Statistikave, mbi Indeksin e Çmimeve te Prodhimit per tremujorin e dyte 2012. Sipas tyre, gjate kesaj periudhe, eshte fakt se te tilla çmime ne teresi kane shenuar nje ulje ne nivelin prej 0.5%, kundrejt tremujorit te pare 2012. “Ndersa ndryshimi vjetor i Indeksit te Çmimeve te Prodhimit eshte +1.5%”, - shtojne ekspertet e INSTAT-it. Duke konfirmuar ne kete menyre se prodhimet qe realizohen ne territorin e vendit tone, ne sektore te ndryshem te ekonomise, kane njohur nje nivel te ulet vjetor te rritjes se çmimit te tyre. Çka te shtyn te mendosh se kjo perben edhe nje nga arsyet kryesore, se perse ato paraqiten te konkurrueshme ne tregjet rajonale dhe ne destinimin e tyre per eksport. Kjo mund te thuhet sidomos per prodhimet qe i perkasin industrise perpunuese, te cilat, sipas INSTAT-it, kane shenuar nje ulje gjate tremujorit te dyte 2012. “Indeksi i Çmimeve te Eksportit ka shenuar nje ulje prej 0.3%, krahasuar me tremujorin e meparshem. Ketu mund te permendim uljen e çmimeve te produkteve ne degen ”industri perpunuese me -0.2%”, - saktesojne ekspertet e INSTAT-it lidhur me nje fakt te tille ne raportin e lartpermendur. Ku brenda industrise perpunuese si te tille, ata kane permendur kryesisht uljen e çmimeve te prodhimit te produkteve ne aktivitetet “Rafinimi i naftes, koksifikimi” deri me 2.0%. Por nga ana tjeter, veme re se kjo lloj industrie ka shenuar nje ulje te çmimeve te prodhimit vendas. “Indeksi i Çmimeve te Prodhimit per produktet vendase shenoi nje ulje prej 0.6%, krahasuar me tremujorin e pare 2012. Ketu mund te permendim uljen e çmimeve ne degen ‘industri perpunuese’ me -1.1%”, - citon saktesisht raporti i INSTAT-it lidhur me nje fakt te tille. E nese do te listonim prodhimet “Made in Albania” qe kane shenuar uljen me te larte te çmimit te tyre gjate tremujorit te dyte 2012, jane ato qe i perkasin industrise se duhanit, perkatesisht me nje nivel zbrites prej -5.4%. Per t’u pasuar me tej, nga prodhimet qe i perkasin industrise se nxjerrjes se mineraleve metalike, te cilat gjate se njejtes periudhe, mesohet se kane shenuar nje ulje çmimesh te prodhimit, ne nivelin prej -4.4%. Prodhime keto, qe kane pas tyre edhe ato joenergjetike, te cilat kane pesuar nje ulje te çmimeve te tyre te prodhimit ne nivelin prej -1.7%. Sikunder, edhe prodhimet e drurit, kane kushtuar me pak gjate tremujorit te dyte 2012, saktesisht me nje nivel ne renie, prej -1%, krahasuar me tremujorin e pare. Nga ana tjeter, INSTAT, nuk le pa permendur as faktin se ka pasur edhe prodhime “Made in Albania”, te cilat kane shenuar nje nivel rrites te çmimeve te tyre. “Rritje te çmimeve te prodhimit kane pesuar kryesisht aktivitetet “Industri ushqimore”, “Industri tekstile dhe e veshjeve”, “Industri e kauçukut dhe e plastikes”, perkatesisht 0.4%, 0.3%, 0.8%. Edhe industria nxjerrese shenoi nje rritje prej 0.5%. Ketu mund te permendim rritjen e çmimeve te produkteve ne aktivitetin “Nxjerrja e produkteve energjetike” me 3.7%, - mbyllet raporti i Institutit te Statistikave.