"Në VIP Shpija tentuan të më përdhunonin"

Disa muaj pas mbarimit të "VIP Shpija", Inida Gjata e njohur me emrin artistik, Zhaku, ka rrëfyer largimin e saj "me dhunë" nga kjo shfaqje televizive dhe më pas qëndrimin një ditor në një hotel.
Zhaku ka bërë një deklaratë tronditëse, duke thënë se kanë tentuar ta përdhunonin. Duke folur për mediat shqiptare, ajo ka zbuluar se gjatë qëndrimit në hotel, dy persona të futur nga produksioni, kanë tentuar të abuzonin seksualisht me të.Gjata ka shtuar, se nuk ka bërë denoncim në polici për këtë ngjarje, pasi kushtonte shumë ta ndiqje penalisht në Kosovë këtë çështje, por premtoi se pas publikimit të dytë të librit "Trimnika", do të mund të ndërmerr veprimet e duhura ligjore ndaj personave në fjalë. /Indeksonline/