Erleta: Me rritjen e vajzës, po rritem dhe unë

Erleta Hoti, vajza shtatlartë bionde, e njohur për prodhimin e programeve muzikore për të rinj në Radio Televizionin e Kosovës, duket se ka jetuar dy herë më shumë se mosha e saj. Është përballur me situata aspak të këndshme, por dhe me përmbushjen e rolit më të madh për të cilin jeton: mëmësia.
Në fakt, ajo nuk është vetëm nënë. Që në fillim ka marrë rolin e prindit me të dyja anët e medaljes. Dhe këtë është përpjekur dhe vazhdon ta bëjë e vetme. I ati i Nias, Klevis Bega (Kastro Zizo), pavarësisht se i ka dhënë atësinë foshnjës, nuk u është përgjigjur asnjëherë detyrimeve që duhet të ketë një baba.
Erleta asnjëherë nuk ia fsheh babanë së bijës, sidomos në këtë periudhë kur ajo ka filluar të njohë shumëçka. Për të, ardhja në jetë e Nias do t’i forconte bindjen se Klevisi ishte njeriu i duhur për të cilin ajo do të vishte fustanin e bardhë, por në fakt ai i dërgoi vetëm një mesazh telefonik të pashpresë. Duke folur per revisten "Psikologjia", Erleta ka treguar çfarë ka ndryshuar nga statusi i të qenit nënë: "Në intervistën e mëhershme kam shfaqur paksa pasiguri në rolin e mëmësisë, duke u shprehur se: “Nia është vetëm 4-muajshe dhe më duket vetja ende e papërvojë në këtë drejtim, në mënyrë që të mund ta klasifikoj veten se çfarë nëne jam”. Me ecurinë e kohës, me rritjen e vajzës, thuajse 9-muajshe, kam bindjen se po rritem edhe unë. Jo në aspektin e moshës, por të pjekurisë mendore dhe të sigurisë së të qenit nënë. Rastis ndonjëherë në disa nëna që thonë: “Shijoje këtë fazë të saj, pasi kur të rritet edhe pak do të ta nxjerrë shpirtin”. Por këto çaste më bëjnë vetëm të qesh. Nia veçse ka krijuar karakter shumë energjik, që doemos duhet ta mbash 24 orë nën vëzhgim. "Hoti ka shtuar se në gjallërinë e saj kanë ndikuar edhe raportet që ka krijuar me kafshët e shtëpisë, qenin dhe macen, gjë që rezulton dhe me natyrën e saj të hareshme. Ajo ka thene se "përveçse nënë e Nias, jam dhe “nënë” e dy kafshëve të shtëpisë". "Pavarësisht lodhjes dhe pagjumësisë që i përjeton çdo prind, kënaqësia dhe lumturia e të qenit nënë tani më duket e pazëvendësueshme. Jo vetëm që ma ka zbukuruar, por është dhe arsyeja më e fortë për të cilën e dua jetën", ka përfunduar ajo. /Indeksonline/