25 vjeçari goditet 11 herë me thikë

Një person është plagosur me thikë në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15 në zonën e Universitetit
"Aleksandër Xhuvani". Mësohet se viktima është shtetasi Dardan Krasniqi 25-vjeç.
Sipas burimeve policore mësohet se 25-vjeçari ka marrë 11 plagë në trup, në qafë dhe në pjesën e kurrizit.
Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e plagosjes, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Indeksonline/