E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan 600 mije femije flene ne rruge

Alarmi

Afganistani eshte shtepia e rreth 600 mije femijeve te pastrehe qe jetojne ne kushte shume te veshtira edhe pse vendi ka marre vazhdimisht fonde dhe ndihma nga shume donatore te huaj qe nga fillimi i luftes ne vitin 2001. Problemi i ketyre femijeve sipas eksperteve eshte duke u perkeqesuar per shkak te thellimit te luftes dhe rritjes se korrupsionit pavaresisht se qe kur talebanet kane ikur nga pushteti ne vitin 2001 ne kete vend jane futur plot 35 miliarde dollare ndihma nga donatoret e huaj. Rreziqet me te cilat perballen keta femije jane shume te medha duke filluar qe nga droga e deri tek abuzimet seksuale dhe perdorimi i tyre si ushtare ne luftera dhe beteja. Varferia po merr nje permase shume te madhe ne Afganistan dhe kjo mbi te gjitha do te rendoje mbi supet e femijeve kryesisht atyre qe jane te braktisur dhe jetime. Jane te pakta ato shoqata qe merren me largimin e tyre nga rruga me ofrimin e ndonje vakti ushqimor falas dhe me ndihmen ndaj tyre. Pjesa me e madhe e ketyre femijeve qe jane shperndare ne te gjithe vendin por qe kryesisht ndodhen te perqendruar ne Kabul nuk kane nje strehe per te kaluar naten. Nje pjese e madhe prej tyre perdoren edhe si skllever pune duke u futur neper pune te renda qe jane teresisht shkaterruese. Nje raport i Kombeve te Bashkuara i publikuar ne muajin qershor nxori ne pah nje gjendje katastrofike te ketyre te miturve ne nje vend qe po ngerthehet perdite e me shume nga lufta. Tashme me shume se kurre te varfrit jane lene ne meshire te fatit.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›