Blerim Rrustemi, zyrtarisht kuqebluMbrojtësi 26-vjeçar firmosi deri në fund të sezonit, me te drejte shtyerje edhe per nje edicion tjeter

Rrjetet sociale:
Blerim Rrustemi firmosi zyrtarisht më Vllazninë, një kontratë që do ta lidhë mbrojtësin 26-vjeçar me kuqeblutë deri në fund të sezonit, por me të drejtën për ta rinovuar marrëveshjen edhe për një sezon edicion tjetër, nëse ish-lojtari i Kombëtares shqiptare do të kënaqë me paraqitjet e tij drejtuesit e klubit shkodran.
Kosovari, i cili së fundi ka luajtur me Alkin në Qipro, po stërvitet prej disa ditësh në “Loro Boriçi”, dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Shkumbinit.
Ishte trajneri i dytë sezonal i Vllaznisë, Roland Luçi, ai që i kërkoi presidentit Valter Fushaj, të rikthente Rrustemin, jo të pëlqyer nga ish-tekniku i 9-herë kampionëve të Shqipërisë, Hasan Lika. 26-vjeçari Rrustemi është blerja e 12-të e Vllaznisë gjatë merkatos verore.
Interesant është një fakt, Rrustemi është lojtari i vetëm shqiptar që ka mundur të luajë me një skuadër braziliane Portuguesa (2001-2002), por dhe në Uruguai me Defensor Sporting (2002-2004). Në karrierën interesante të ish-lojtarit të Borusia Muenchegladah II është edhe klubi kanadez Toronto Supra (2000-2001).
Vllaznia zyrtarizoi edhe nënshkrimin e kontratës me kompaninë sllovene të shërbimeve online, “Primo”, që nga ana e saj do të investojë te kuqeblutë, në këmbim të vendosjes së logos së saj në fanellën e klubit më të vjetër në Shqipëri.
Vllaznia nuk ka bërë një fillimsezoni të mirë, duke u renditur në vend të fudnit, me vetëm 4 pikë pas gjashtë javësh të luajtura nga sezoni 2009-2010. Ndeshja e ardhshme e Vllaznisë është ajo kundër Shkumbinit, e që përkon me premierën e trajnerit Roland Luçi përpara tifozëve shkodranë, të etur për pikë.
Numri i klikimeve - 622
E Hene, 12 Tetor 2009