E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinho stërvitet më shumë se bashkëlojtarët

Ronaldinho është duke u stërvitur shumë më tepër sesa bashkëlojtarët e tij, ai madje paraqitet në fushën stërvitore 90 minuta më herët se të tjerët.
"Tuttosport" njofton se braziliani dëshiron ta rikthejë formën e tij, ndaj po stërvitet maksimalisht që të jetë protagonist për Rossonerët.
Thuhet se goli kundër Atalantas, e ka motivuar Ronaldinhon që të provojë të kthehet në lojtarin që ka qenë dikur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›