Botërori, kush ka ende shanse në EuropëNjë vështrim mbi situatën në grupet kualifikuese europiane

Rrjetet sociale:
Të mërkurën do të luhen do të luhen ndeshjet e fundit eliminatore në grupe ku do të përcaktohen përfundimisht edhe emrat e skuadrave europiane, që do të marrin pjesë direkt në finalet e Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010” dhe ato që do të luajnë në plej-of, për të siguruar një biletë për Kupën e Botës pas përballjeve të dyfishta me ekipet e tjera që do të përfundojë në vendin e dytë.
Grupi 1
Danimarka e siguroi kualifikimin si fituesja e grupit. Portugalia (16 pikë) është favorit i qartë për vendin e dytë dhe një vend në ndeshjet e plej-ofit (14 dhe 18 nëntor). Suedia (15) dhe Hungaria (13) kanë akoma shanse teorike. Portugalia (pa Kristiano Ronaldon e dëmtuar) mund të sigurojë vendin e dytë në shtëpi kundër Maltës modeste. Suedia, që nga ana e saj do të luajë në shtëpi kundër Shqipërisë, është në pritje të një mrekullie nga Malta e vendit të fundit. Hungaria ka nevojë jo vetëm për një fitore ndaj Danimarkës së kualifikuar, por dhe dështimin e plotë si të Portugalisë dhe të Suedisë.
Grupi 2
Zvicra (20) dhe Greqia (17) do të luajnë një duel në distancë për fituesen e grupit. Izraeli (15) ka vetëm një shans minimal për të kapur vendin e dytë. Letonia (14) është në lojë vetëm teorikisht. Izraeli mund të shpresojë vetëm me një fitore kundër Zvicrës dhe një humbje të Greqisë me Luksemburgun, por askush nuk beson shumë në surprizën e këtij të fundit.
Grupi 3
Sllovakia (19) me një fitore kundër Polonisë mund të sigurojë për herë të parë pjesëmarrjen në një Kampionat Botëror, nëse Sllovenia (17) do të barazojë apo do të humbasë me San Marinon. Çekia (15) dhe Irlanda e Veriut (14), të cilat do të përballen me njëra tjetrën në Pragë, duhet të shpresojnë vetë, në një rezultat sensacional nga San Marino, për të kapur vendin e dytë.
Grupi 4
Gjermania e mbylli si fituese e grupit, ndërsa Rusia do të luajë në plej-of.
Grupi 5
Spanjë është në Afrikën e Jugut, ndërsa Bosnja në plej-of. Përballja midis tyre ka vetëm një vlerë: Bosnja mund t’i shkaktojë kampiones së Europës humbjen e parë.
Grupi 6
Anglia është fituese e grupit. Ukraina (18) i ka të gjitha shanset për të kapur vendin e dytë, pasi luan me Andorrën. Vetëm në rast se Andorra do të marrë pikë me Ukrainën, Kroacia (17) me një fitore kundër Kazaksitanit mund të kapë vendin e dytë.
Grupi 7
Serbia është fituese e grupit. Franca luan në plej-of.
Grupi 8
Italia, kampione në fuqi e botës, u kualifikua për në finalet e Botërorit. Irlanda do të luajë në plej-of.
Grupi 9
Grupi me pesë ekipe i ka mbaruar ndeshjet. Holanda është fituese e grupit, ndërkohë që Norvegjia me golaverazh më të mirë së Skocia ka siguruar vendin e dytë. Gjithsesi, Norvegjia do të luajë në plej-of si vendi i dytë, duke shpresuar që Malta (kundër Portugalisë) dhe Shqipëria (kundër Suedisë) të arrijnë rezultate sensacionale.
Ekipet e kualifikuara europiane
Danimarka
Gjermania
Spanja
Anglia
Serbia
Italia
Holanda
Në plej-of
Rusia
Bosnja
Franca
Irlanda
Numri i klikimeve - 737
E Hene, 12 Tetor 2009