E Diel, 1 Nëntor 2026

Blerja e futbollisteve kete vere

Garet Bejl mund të lihet mënjanë, pasi edhe pa të shpenzimet kanë arritur kulmin.
Klubet e futbollit në Europë kanë nxjerrë nga xhepi plot 445.5 milionë euro dhe këto vetëm për 10 blerjet më të shtrenjta të verës, deri tani.
Rekordmeni Edinson Kavani kushtoi 64 milionë, i larguar nga Napoli dhe i marrë nga Paris SG. Uruguajani premton gola.
Radamel Falkao detyroi Monakon të nxirrte nga banka plot 60 milionë euro për t’ia dhënë Atletikos së Madridit. Edhe kolumbiani pritet të shënojë shumë në kampionatin francez.
Pas tyre Nejmar, i marrë nga Barcelona për 57 milionë euro, ndërsa blerjet e tjera që plotësojnë 10-en janë gjithashtu me shifra të larta.
Xhejms Rodrigez u mor nga Monako për 45 milionë euro, Fernandinjo shkoi tek Siti për 40, Gëce iku nga Dortmundi për tek Bajerni në këmbim të 37 milionë eurove, Isko e Ijarramendi i kushtuan Reali nga 30 secili, Mkitarian u bë i Dortmundit për 27.5 dhe Mutinjo i Monakos për 25 milionë euro.
Pra, gati 500 milionë pa llogaritur Markinjosin nga Roma tek PSG apo blerjet e tjera që kushtojnë më pak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›