21 janari Gjykata e Apelit nis seancen e pare gjyqesore

Ne gjykaten e Apelit ne Tirane, nisi gjyqi ndaj të pandehurve të dosjes së “21 janarit”. Te akuzuat jane komandanti i Gardes gjeneral Ndrea Prendi, shoferit të këtij të fundit Margarit Kume dhe efektivi i forcave special ne Garde Agim Llupo.
Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm vetëm i pandehuri Kume, ndërsa Prendi dhe Llupo nuk preferuan të paraqiten, duke u përfaqësuar nga avokatët mbrojtës.
Mbrojtja kërkoi përjashtimin e dy anëtarëve të trupit gjykues, gjyqtarin Agron Papajani dhe Fatos Qato. Sipas avokatëve, gjyqtari Papajani ka marrë pjesë në caktimin e masës së sigurisë ndaj gardistëve gjatë fazës hetimore. Kërkesë që u pranua edhe nga vet gjyqtari Papajani i cili dha dorëheqjen. Ndërsa përjashtimin e gjyqtarit Qato, avokatët e argumentuan se bashkëshortja e tij është anëtare e Partisë Socialiste, subject ky që organizoi demonstratën e 21 janarit 2011, ku u vranë me armë zjarri 4 persona dhe 6 të tjerë u plagosen.
Pas kërkesave tw avokatwve, kryesuesi i trupes gjyqwsore vendosi të ndërpres seancës për t’I lënë kohë mbrojtësve të paraqesin me shkrim keto pretendim. Në dalje të sallës së gjyqit, avokati i familjes se viktimes Ziver Veizi, kërkuan të jenë pjesë në këtij procesi penal me nje padi civile, duke kërkuar në formë dëmshpërblimi shumen prej 180 milion lekë.