E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blerja e tokave, bie ligji kufizues

Qytetaret te cilet kane origjine shqiptare, por qe mbajne nje shtetesi ose nenshtetesi te huaj, do te kene mundesi se shpejti, qe te blejne toke ne Shqiperi, me te njejtat procedura si qytetaret shqiptare. Ky ishte premtimi qe beri ne mbledhjen e djeshme te qeverise kryeministri Berisha. Sipas tij, eshte e nevojshme qe ne shperndarjen e tokes ne vend, te funksionoje parimi i barazise dhe nga blerja e saj ne te gjitha format, nuk mund te diskriminohen shqiptaret, te cilet jetojne jashte territorit te Shqiperise. Kryeministri shpjegoi, se ishte e udhes qe origjina e qytetarit me origjine shqiptare, te mos gjykohej vetem nga babai, por edhe nga nena, ne menyre qe te mos kishte pakenaqesi ne kete proces. "Toka ne Shqiperi shitet per truall, por nuk shitet per qellime te tjera. Duhet qe ligji te pergatitet me kujdesin me te madh, ne menyre qe cdo shtetas qe ka nenen ose babane shqiptar, qe ka origjine shqiptare, do te kerkoja qe te mos ndiqnim vetem linjen nga babai por te pranojme edhe ate te nenes, te kene te drejte te blejne toke ne Shqiperi", deklaroi Berisha ne mbledhjen e djeshme te qeverise. Sipas tij, ne ligjin e ri do te perdoren te dyja format, diku kombesia dhe diku origjina, sepse ka vende te cilat njehsojne kombesine me shtetesine. "Ka edhe qytetare shqiptare, qe detyrohen te lene shtetesine dhe te marrin nje shtetesi tjeter, per shkak te rregullave qe ka vendi ku jetojne. Ndaj shqiptaret do te jene nje, ne trajtimin e problemit te pronesise ne kete vend. Procedura do te jete identike si per qytetaret me shtetesi shqiptare, nuk do te kete asnje procedure shtese", theksoi kryeministri. Sipas tij, ne nje kohe jo te larget edhe qytetaret e Bashkimit Evropian, do te kene te njejtat te drejta me shqiptaret per sa i perket problemeve te pronesise. Por kryeministri theksoi se shenja e barazise, per momentin do te vendosej vetem per shtetasit shqiptare dhe ata me origjine shqiptare. "Kjo prerogative, brenda nje kohe jo te larget, eshte e detyrueshme per t'u shtrire per te gjithe shtetasit e vendeve anetare te Bashkimit Evropian. Por ne e celim siparin me qytetaret me origjine apo kombesi shqiptare, kudo ku ata jane, ne trojet e tyre, ne vendet perreth, ne diaspore", deklaroi Berisha. Ne kete kuader, kryeministri Berisha i kerkoi ministrit te Bujqesise, Jemin Gjana, qe te hartonte me shpejtesi kete nisme dhe ta paraqiste ate ne mesin e muajit gusht, ne Keshillin e Ministrave. Drafti i ri qe ve shenjen e barazimit mes shqiptareve dhe atyre me origjine shqiptare, pritet te marri miratimin e ligjvenesit, menjehere sapo te mblidhet Parlamenti i ri i dale nga zgjedhjet e 28 qershorit. Ku do te futet menjehere ne rendin e dites, per te perfunduar dhe kete reforme te rendesishme dhe ne interes te shqiptareve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›