E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha thyen rekordin personal ne not

Fundjaven e kaluar, kryeministri Berisha e kaloi ne Dhermi, gjate se ciles pervec inaugurimeve, si aktivitet kryesor clodhes pati notin. Ne ujerat e gjirit te Dhermiut, kreu i qeverise theu nje rekord personal, ne raport me ate te meparshmin. Keshtu, nga 120 minuta not qe beri nje vit me pare, kete fundjave ai notoi ne det per plot 123 minuta. Ndonese Berisha preferon me shume te shpenzoje ditet e pushimit ne zonat malore, vajtjen ne Dhermi per fundjave gjate muajit gusht e ka kthyer ne nje ritual pothuajse te pervitshem. Duke qene se kryeministri nuk merr asnjehere pushime te plota, ai ka zgjedhur serish qe pjese e diteve ne jug te vendit, te jene edhe inaugurimet. Keshtu, ai u ndal ne fshatin Ilias, ku inauguroi rrugen e re per ne Manastirin e Shen Theodhorit dhe plazhin e Gjipese. "Mbrojtja e bregut nga betoni, duhet te jete nje nga qellimet me kryesore, sepse ne duhet te ndertojme nje turizem ndryshe", tha kreu i qeverise. Sipas tij, ne vertet jemi te vonuar, por kemi shansin me te madh te ndertojme nje turizem krejtesisht tjeter nga turizmi i betonit dhe betonimeve. Edhe vitin e shkuar, ai u ndodh atje per shkak te nje inaugurimi te nje segmenti rrugor, por e shfrytezoi kohen edhe per t'u lare ne det, ku qendroi per te pakten 2 ore. Kreu i qeverise deshmon keshtu qe eshte ne forme shume te mire fizike dhe qe ka nje regjim tejet te rregullt sportiv. Edhe me heret, kryeministri ka deklaruar me vepra se eshte i apasionuar pas sporteve, sidomos pas ngjitjes ne lartesi. Ai e demonstroi kete me se mire, teksa u ngjit ne murin e larte te Kines, pikerisht ne pjesen me strategjike te tij, ne Badaling. Berisha ngjiti mbi 1500 shkallet qe te cojne ne njeren nga majat e ketij segmenti dhe iu akordua nga autoritetet lokale, nje certifikate si kryeministri qe eshte ngjitur ne piken me te larte te murit. Nderkaq, me shume se 400 kryeministra dhe presidente te vendeve te ndryshme te botes e kane vizituar kete mur ne Badaling, i cili konsiderohet si nje simbol paqeje dhe miqesie midis popullit kinez dhe popujve te tjere te botes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›