E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihanna, i jep fund komplikimeve në dashuri!

Marrëdhënia e Rihanna-s me Chris Brown, vazhdimisht ka qenë e komplikuar por kjo nuk po ndodh të paktën për festat e fundvitit.

Këngëtarja 24-vjeçare, këto ditë u largua nga Barbados në Los Angeles, për t’i festuar Krishtlindjet pranë të dashurit të saj.

Veshja e Rihanna-s, ishte e gjitha rastësore, e veshur me një veshje të zezë, sandale të hapura dhe qafore ari, ajo po shijonte momente të lumtura pranë Chris Brown.

Rihanna, kohë më parë pati zbuluar që e ka falur atë, duke deklaruar që: “Unë mendoja që po urreja Chris-in, por kuptova që ishte një dashuri e njollosur. Ajo dukej si urrejtje ,sepse ishte diçka e shëmtuar, e pëflakur, e zemëruar, por më vonë e kuptova se çfarë ishte.Unë e fala atë sepse më duhej të kujdesem akoma për të”./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›