E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blero pret të bëhet baba në fejesë

 

Një javë më parë Blero pohoi se fejesa me aktoren kosovare, Teuta Krasniqi kishte qenë dita më e bukur e jetës së tij. Por mbase askujt nuk do t’i kishte shkuar në mendje që këngëtari po ndihej aq i lumtur sa të sillte në jetë një fëmijë ende pa lidhur kurorë me Teutën. Lajmi është dhënë disa orë më parë në faqen online të gazetës kosovare “Expres”, ku thuhet se nuk kanë vonuar shumë dhe çifti i porsafejuar, Teuta Krasniqi dhe Blero janë ngutur që të kenë një beb të vogël. Gazeta iu referohet burimeve të sigurta për dhënien e këtij lajmi për faqet rozë të gazetave, që aktorja e njohur në Kosovë është në ditët e para të shtatzanisë. Fejesa e Bleros me Teutën u komentua shumë në faqet rozë të gazetës disa javë më parë pasi pothuaj ishte shkruar shumë pak për lidhjen e tyre. Mesa duket Blero me rikthimin e tij nga Gjermania në Prishtinë vendosi të ndryshonte dhe jetën private. Çifti shpalli fejesën vetëm pak ditë, pasi u panë të shfaqeshin dorë për dorë në publik, ndërsa drekonin në restorant “De Rada” në Prishtinë. Nuk dihet nëse dy artistët pas kësaj do  planifikojnë martesë të parakohshme dhe kur do të fillojnë të jetojnë bashkë në një shtëpi. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›