Duhani dhe karaokja, dy ngushëllimet e Pirros
“Magic 4” ka hapur sezonin e ri fundjavën e kaluar në Tiranë, me një natë të zhurmshme që ka zgjatur deri në mëngjes, dhe ku kanë qenë të pranishëm shumë artistë, futbollistë apo personazhe të njohur të ekranit. Në ekzaltimin e karaokes, ku këndohen këngë shqiptare ka rënë në sy prania e kantautorit Pirro Çako, i cili këto kohë kishte hequr dorë nga jeta e natës dhe ekspozimet në lokale e pub-e në orët e vona. Jo vetëm kaq por ai është çuar të këndojë, ndërkohë që është parë të tymosë ndonjë cigare herë pas here, një zakon i ri i artistit, si duket për të hequr mërzinë dhe stresin që mund t’i ketë sjellë procesi me shumë bujë i divorcit nga sopranoja Inva Mula. Nata e parë e karaokes në “Magic 4” ka patur shumë alegri, ndërsa kanë qenë të pranishëm edhe vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi, Çiljeta dhe Skandinada, shumë futbollistë,si dhe ish-banorë të ? Big Brother”. “Magic 4” është karaokja më “trendy” e momentit në kryeqytet, ku klientë të përhershëm të saj janë kryesisht personazhet VIP.