Bleu mjetin, por s’firmosi përballë noterit – Shitësi e qëllon me çifte, prangoset. I plagosuri, jashtë rrezikut për jetën

Procesi i shit-blerjes së një automjeti për pak sa nuk përfundoi në vrasje. Kjo është ajo çka ndodhi në Kamëz, aty ku Doaldo Bajrami 24-vjeç i shiti Elvis Vishës, po 24-vjeç automjetin e tij, por që Visha nuk pranonte që të firmoste dokumentet përkatës përballë një noteri.
Sorollatja e Bajramit për disa ditë, i humbi durimin këtij të fundit, i cili përballë kundërshtive të blerësit të mjetit të tij, mori një armë gjahu dhe e qëlloi në krah.
Visha u dërgua menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Bajrami u arrestua.
Policia zbardhi dinamikën, ku vuri në pranga autorin por është në kërkim të armës së zjarrit.
Elvis Visha njihet si përdorues i lëndëve narkotike dhe Doaldo Bajrami kishte frikë se mos bënte ndonjë aksident dhe nuk donte që automjetin e blerë ta kishte në pronësi të tij.
Visha i kishte thënë Bajramit se automjetin e ka shitur te një person tjetër. Por autori i dyshuar e kishte parë duke qarkulluar me mjet.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/