E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blic: Prishtina lobon kundër Serbisë në BE

Nga Express më 18 gusht 2011 në ora 11:28

Prishtina është duke lobuar kundër integrimit të Serbisë në Evropë përderisa politikanë serb mendojnë se Kosova po frikësohet se mund të jetë një shtet i dështuar.

Zyrtarët të Qeverisë, në mënyrë anonime i kanë thënë gazetës beogradase “Blic” se “Kosova e ka rritur kërkesat e saj dhe kushtet duke kërkuar sukses me dialogun me Beogradin” sepse Serbia ka pasur momente të rëndësishme të ecjes përpara për të marrë statusin e kandidatit.

Sipas kësaj të përditshme, që citon edhe zëvendës kryeministrin serb Bozidar Djelic, “Prishtina dëshiron që të shkatërroj ecjen e Serbisë dhe planin e saj për anëtarësim në Evropë”.

Gazeta shkruan edhe për takimet e shumta të kryeministrit Hashim Thaçi me zyrtarët evropianë gjatë javëve të fundit.

“Kjo nuk është hera e parë që Serbia shtyhet që të caktoj data për bisedime, përderisa po përpiqet që të fitoj statusin e kandidatit për në BE dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim por Hashim Thaçi nuk mund të shkatërroj planin për anëtarësimin tonë në BE”, ka theksuar Djelic duke shtuar se Prishtina megjithatë nuk është vetëm dhe ka po ashtu të tjerë “të cilët kanë dëshirë që të shkatërrojnë pozitën e Serbisë që po e ndërton me Evropën dhe botën”.

Zyrtarët qeveritar kanë thënë për Blic që Prishtinës i është dhënë mbështetje e fort nga disa fuqi kryesore të BE që do të maksimalizojnë përpjekjet që të arrihet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Frika më e madhe e Prishtinës ende mbetet që ata të jenë një ‘shtet i dështuar’, që matet me integrimet ndërkombëtare të institucioneve të tyre që në njëfarë mënyrë varen edhe nga marrja e statusit të kandidatit dhe fillimit të negociatave dhe aspiratave të tyre drejt veriut të Kosovës, ka thënë për Blic drejtori ekzekutiv i OJQ’së, “Qendra për Politika të Reja”, Vladimir Todoric.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›