E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballkani Perëndimor në BE

Nga Express më 18 gusht 2011 në ora 12:50

Karel Schwarzenberg, ministër i jashtëm i Çekisë, ka thënë se BE angazhohet që vendet e Ballkanit Perëndimorë të jenë sa më shpejt në Bashkimin Evropian.

Sipas një intervistë dhenë gazetës “Presse”, Shwarzeberg ka thënë se vende se vendet e Ballkanit perëndimor duhet që të anëtarësohen në BE menjëherë pas Kroacisë, përndryshe mbajtja në një gjendje të këtillë do të ishte rrezik për Evropën.

Sipas tij, Ballkani është një “"bombë e kurdisur" derisa të jetë jashtë BE-së, transmeton QIK-u.

"Ballkani nuk do të paqësohet derisa të bëjmë që kufijtë të jenë të parëndësishëm. Kjo është e mundur vetëm në BE. Përveç kësaj, me shkallën e atjeshme të papunësisë prej 60 për qind krijojmë vetëm trazira sociale", tha diplomati çek.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›