"Blic": Tërnovci, aty ku gjithmonë mund të gjesh drogë
BEOGRAD - Gazeta e përditshme e Beogradit,"Blic" i ka kushtuar një reportazh fshatit Tërnovc i Madh, i cili është një nga vendbanimet më të mëdha shqiptare në Luginën e Preshevës.
Sipas kësaj gazete, Tërnovci nga shqiptarët konsiderohet si kryeqytet i Bujanocit ku serbët nuk janë aq të mirëpritur.
Gazeta e prezanton fshatin e shqiptarëve si një ambient arkaik, duke vendosur në krye fotografi me gra të mbuluara me shami.
Ndërsa "Blic" rikujton se i gjithë pushteti komunal i Bujanocit është nga kjo komunë dhe se atje nuk shkon me dëshirë as xhandarmëria serbe. Në shkrimin e gazetës beogradase, Tërnovci i Madh përshkruhet edhe si çerdhe e drogës.
"Tërnovci i Madh, atu ku nuk shkon as Xhandarmëria. Në fshat gjithmonë ka më shumë se një ton e gjysmë drogë. Shqiptarët thonë se Tërnovci është kryeqytet i Bujanovcit. Të gjithë ata që mund të thuhet se janë pushte në këtë komunë janë nga Tërnovci. Në media qysh moti është thënë se Tërnovic i Madh është fshati më i madh në Serbi. Por, sipas Blic, bisedat me serbë në këtë vendbanim nuk janë aq të dëshiruara. As Xhandarmëria nuk hyn me qejf në këtë vend", ka shkruar “Blic”.
(er.nu/express/BalkanWeb)