“Blic” pas 18 dhjetoritTadic zëvendësonministrin Jeremic
BEOGRAD- Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç do të ndërrohet menjëherë pas zgjedhjeve në Partinë Demokratike Serbe të parashikuara për 18 dhjetor, shkruan gazeta serbe Blic.
Gazeta thekson se kandidati më serioz për të zëvendësuar Jeremiçin është drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Borko Stefanoviç.
Gazeta Beogradase citon burime të afërta me presidentin Boris Tadiç se vendimi për ndërrimin e Jeremiçit është marrë pas skandalit të bojkotimit të ceremonisë së ndarjes së çmimit Nobel për Paqe.
Ndërsa, pakënaqësia ka filluar për shkak të paraqitjes së nxituar të Rezolutës Serbe për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, me gjithë pajtimet paraprake me BE-në.
(e.n/BalkanWeb)