Blindohen godinat e prokurorise
Prokuroria largon nga dyert shtetasit qe interesohen per nje ceshtje penale. Hallexhinjte duhet te paraqiten prane filialeve te postes per te bere nje kerkese. Kerkesa depozitohet me pas ne prokurori dhe zyra e regjistrit penal i kthen pergjigje. Procedurat kane filluar te zbatohen prej disa ditesh ne akuzen e kryeqytetit teksa kane ardhur reagimet e para. Nje qytetar eshte grindur me personelin e akuzes. Ai eshte paraqitur rreth ores 1400 prane prokurorise dhe pretendonte te mesonte fatin e nje kallezimi penal qe kishte kryer disa dite me pare. Personeli i beri me dije ketij shtetasi se duhet te paraqitej prane nje poste dhe prej andej te formulonte nje leter per akuzen. Ne leter duhet te pasqyroheshin te gjitha kerkesat nese kishte filluar ose jo nje ceshtje penale dhe se cili prokuror e kishte kete dosje penale. Duket se ne kete menyre organi i prokurorise do te largoje pazaret qe kryhen nga shtetas te ndryshem me hetues dhe prokurore. Te gjithe te interesuarit tashme do te kene nje hallke me shume per te mesuar rreth fatit te dosjes penale. Kjo mase e vendosur ne organin e Prokurorise se Tiranes eshte e vlefshme edhe per avokatet dhe gjithashtu edhe per gazetaret.
SiguriaIncidentet me shtetasit qe interesoheshin per nje ceshtje penale duket se jane bere motivi qe ne Prokurorine e Tiranes te forcohej siguria. Fillimisht ne godinen e institucionit jane instaluar kamera ne cdo kat si dhe ne ambiente te jashtme te saj kjo per faktin se ne kete akuze regjistrohen mijera dosje ne nje vit kalendarik. Frika e zhdukjeve te dosjeve penale por edhe per sigurine fizike te prokuroreve dhe hetuesve ka detyruar akuzen qendrore te kryeje kete investim. Shpeshhere drejtuesit e akuzes se kryeqytetit jane ankuar per sigurine fizike. Megjithese hyrja ne kete akuze eshte e kontrolluar ne disa raste personat qe interesohen per nje ceshtje penale apo per emrin e prokurorit apo hetuesit kane debatuar me personelin e akuzes. Ne disa raste persona te vecante kane kercenuar prokuroret madje edhe me sende te palejuara por qe nuk mund te kapen nga kontrolli me detektor ne hyrje te godines. Ata kane arritur te fusin ne ambientet e akuzes edhe sende si nje shishe me benzine dhe nje fitil. Sendet jane kapur dhe personi qe i ka futur ne godine eshte mbajtur per disa minuta nga siguria e akuzes dhe ne fund eshte lene i lire per faktin se kishte shenja te dukshme te crregullimit mendor. Ai interesohej per nje dosje penale ne fushen e pronesise. Keto ceshtje jane me mijera ne kete prokurori ashtu si dhe ne cdo akuze tjeter. Tashme te interesuarit duhet te kalojne disa faza. Fillimisht duhet te hartojne kerkesen ta mbyllin me poste kerkesa te shkoje ne prokurori. Kjo e fundit duhet te lajmeroje qytetarin me te njejten rruge. Prokurori hetuesi apo sekretaria e akuzes duhet te ktheje pergjigjet qe shkruhen ne kerkese dhe te lajmeroje sherbimet postare. Keto te fundit i kthejne pergjigje qytetarit ne adresen e shenuar ne leter-kerkesen.
PazaretKrahas sigurise fizike per hetuesit dhe prokuroret masa e ndalimit te shtetasve per te kontaktuar me hetuesit apo prokuroret kryhet qe palet te mos kryejne pazare me njera-tjetren. Ne disa operacione te zhvilluara kohet e fundit jane zbuluar skema te korrupsionit ne sistemin e akuzes. Shpeshhere njerez qe nuk kishin asnje lloj marredhenie pune ne akuze gjendeshin ne keto mjedise duke bere edhe rolin e sekserit. Tashme hyrja ne godinat e akuzes do te kryhet me autorizim dhe gjithsecili duhet qe me pare te kete kontaktuar me personin prites.