E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vokshi thyen heshtjen Autoritetet kosovare abuzuan

Deputetja e PD-se tregon per incidentin e ndodhur nje jave me pare ne Vermice

Deputetja e Partise Demokratike Albana Vokshi vendosi dje te thyeje heshtjen dhe te tregoje versionin e saj per incidentin qe i ndodhi nje jave me pare ne kufirin mes Shqiperise dhe Kosoves. Ne nje deklarate per mediat Vokshi deklaroi se incidenti i ndodhur kur po kalonte kufirin e Kosoves ishte i inskenuar dhe kerkoi venien perpara drejtesise te atyre qe e kishin planifikuar dhe atyre qe e zbatuan. Per ngjarjen e shemtuar kam vene ne dijeni Kryeministrin Kryetaren e Parlamentit ministrin e Brendshem ministrin e Drejtesise ministrin e Jashtem drejtorin e pergjithshem te policise. Kam kerkuar qe kjo ngjarje te zbardhet deri ne detaje te zbulohen e te kerkojne te vihen para drejtesise si ata qe e planifikuan edhe ata qe e ekzekutuan kete incident theksoi Vokshi. Sipas saj incidenti i ndodhur ne Vermice nje jave me pare ishte shume i rende dhe ndaj saj perfaqesues kosovare te policise dhe gjyqesorit kishin abuzuar dhe nuk kishin respektuar te drejtat elementare njerezore. Ne Vermice ka ndodhur nje incident shume i rende me policine kufitare kosovare. Disa autoritete kosovare te policise dhe gjyqesorit kane abuzuar dhe tejkaluar kompetencat e tyre duke thyer ligjet e duke mos respektuar asnje te drejte elementare themelore njerezore ndaj meje jo si deputete por si femer dhe si qytetare shqiptare sqaroi deputetja e Partise Demokratike. Duke theksuar se drejt Kosoves kishte udhetuar me te motren dhe dy mikeshat e saj Vokshi hodhi poshte deklaratat se ajo kishte fyer policine kufitare te Kosoves dhe se nuk kishte pranuar ti nenshtrohej kontrollit normal kufitar. Deklaroj para publikut shqiptar dhe kosovar qe nuk eshte e vertete qe kam thyer rregullat dhe procedurat e policise kufitare kosovare nuk eshte e vertete qe kam refuzuar kontroll te dokumenteve apo te makines me te cilen udhetoja e mbi te gjitha nuk eshte e vertete qe kam fyer cilindo zyrtar te policise kufitare kosovare beri te ditur Vokshi duke theksuar se kjo i jepte te drejten ti shkonte deri ne fund hetimit dhe zbardhjes se kesaj ngjarjeje. Kjo eshte arsyeja qe me jep kurajen qe te kerkoj zbardhjen e te gjitha shkaqeve rrethanave qe cuan ne kete incident te paprecedent si dhe venien para drejtesise shqiptare apo kosovare te hartuesve dhe ekzekutuesve te incidentit famekeq theksoi deputetja demokrate. Por Vokshi nuk pranoi te jepte detaje ne lidhje me cfare kishte ndodhur ne te vertete ne kufirin mes Shqiperise dhe Kosoves nje jave me pare duke theksuar se kishte bindjen se qeveria shqiptare dhe kosovare shume shpejt do te kishin nje prononcim publik ne lidhje me kete incident. Ne te kundert une personalisht do te bej publike detajet e hollesishme dhe rrethanat qe cuan ne kete ngjarje te jashtezakonshme. Do ta bej kete ne emer te mbrojtjes se emrit nderit moralit dhe dinjitetit tim paralajmeroi Vokshi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›