E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga ne Londer Herkulit Xhimi Marku

Kanabis sativa Se bashku me 36-vjecarin perpara gjykates kane dale edhe Adriatik Dosti dhe Hugh Gordon

Xhimi Marku i shpallur burri me i forte ne Angli se bashku me dy persona te tjere ka dale perpara nje gjykate ne Londer si i akuzuar per posedimin e 10 kilogrameve kanabis sativa. Zyra e shtypit ne Scotland Yard tha zyrtarisht se policia londineze kishte zhvilluar nje operacion te suksesshem ne zonen Willesden Green ne veriperendim te Londres kryeqytetit te ishullit britanik pas nje informacioni te perftuar ne rruge operative.

Besohet se persona te nje grupi rival qe kane pasur dijeni per drogen kane telefonuar policine e cila ka kryer nje operacion te shpejte per kapjen e te dyshuarve dhe venien e tyre ne pranga.

Se bashku me 36-vjecarin Marku perpara togave te zeza ne Londer kane dale edhe dy persona shqiptari Adriatik Dosti dhe britaniku Hugh Gordon te bashkakuzuar per posedim dhe shitje dhe trafik te lendeve narkotike. Mbi te tre te siperpermendurit rendon akuza e rende e posedimit te lendeve narkotike me qellim shitjen e saj ne tregun vendas. Eumlshte ende e paqarte se cili ka qene rroli i Xhimi Markut ne kete histori pasi ai njihet si nje person me reputacion te shkelqyer ne komunitetin shqiptar emigrante ne Britanine e Madhe. Xhimi Marku eshte nje prej disa shqiptareve te suksesshem ne Britanine e Madhe duke u admiruar nga mijera angleze per paraqitjen e tij gjate konkursit Strongest Man in Unitet Kingdom.

Sportisti shqiptar Xhimi Marku per tre vite me radhe ka mundur te mbaje titullin e njeriut me te forte ne Angli. Gjithashtu ai ka marre pjese ne konkursin Burri me i forte ne bote. Pavaresisht se ne kete konkurs ai garon per Angline kurre nuk eshte kursyer te thote se eshte shqiptar. Eumlndrra e tij eshte te shpallet kampion bote duke ngritur flamurin shqiptar. Xhimi Marku i quajtur ndryshe edhe gladiatori shqiptar i koherave moderne tashme gjendet ne nje pozite jo te favorshme pasi dyshohet se eshte pjese e grupit qe akuzohet per trafik droge. Se shpejti pritet te vertetohet nese ai ka qene ose jo pjese e tij por kjo do te vendoset pas pyetjes se personave qe ishin me te. Deri tani kemi degjuar fjalet me te mira per vullnetin dhe karakterin e tij ne perballjen per titullin e kampionit te njeriut me te forte te botes dhe as qe mund te mendohej se ai te jete marre me trafikun e droges.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›