E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Bliri” arreston edhe dy te dyshuar ne Gjirokaster

Gjirokaster- Mbollen hashash te fshehur midis kasolleve, arrestohen dy kultivues te dyshuar ne Gjirokaster. Operacioni i koduar “Bliri” ka vijuar edhe diten e djeshme ne kete qark, pas arrestimit te nje kryeplaku dhe te policit pyjor ne Peshtan te Tepelenes, po per kete akuze. Burime zyrtare te policise konfirmuan se zbuluan dy parcela te mbjella me kanabis sativa ne fshatin “Asim Zeneli” te Gjirokastres, komuna Antigone, ndersa vune ne pranga pronaret e tyre dhe asgjesuan 154 bime narkotike. Pas informacioneve se ne kete fshat ishte mbjelle hashash, forca te shumta policore zbarkuan duke ushtruar kontrolle ne cdo pjese e banese. Mesohet se ne shtepine e te dyshuarit Artur Cika, u evidentuan 47 rrenje bime narkotike te kultivuara ne bahce, te cilat shkonin me gjatesi mbi nje meter. Kurse ne bahcen e shtepise te te dyshuarit Meleq Shosha, u evidentuan 107 rrenje bime te dyshuara si kanabis sativa. Por ne momentin qe ka pare efektivet ne fshat, Shosha ka nisur qe t’i korre vete, por u kap ne flagrance. Grupi hetimor ka proceduar me korrjen dhe me asgjesimin ne zjarr te droges kurse ndaj te ndaluarve u ngrit akuza e “kultivimit te bimeve narkotike”. Gjate ketij operacioni eshte shpallur ne kerkim edhe nje 27-vjecar i dyshuar si pronar i parcelave te mbjella me hashash ne fshatin Peshtan te Tepelenes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›