E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavarësia e Kosovës Haga ende asnjë datë zyrtare për vendimin

PRISHTINE-Ka më shumë se një muaj që mediat botërore, duke u mbështetur në burime jozyrtare, brenda Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kanë njoftuar se vendimi për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës do të shpallet më 22 korrik. Sado që deri te kjo datë ka mbetur edhe rreth dhjetë ditë, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ende nuk është deklaruar zyrtarisht rreth shpalljes së këtij vendimi.

Siç dihet, GJND-ja vendimet e veta i paralajmëron një muaj ditë përpara. Bazuar në këtë praktikë të GJND-së del se vendimi për Kosovën nuk do të shpallet para shtatorit, me gjithë zërat dhe burimet jozyrtare që kanë caktuar 22 korrikun si ditën kur do të deklarohet GJND-ja.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›