E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafik klandestinesh me 3 mije euro, pranga policit dhe shoferit

Gjirokaster- Trafiku i klandestineve drejt Greqise me dokumente false kundrejt nje pagese prej 3 mije eurosh, i ka kushtuar prangat nje oficeri te Policise Kufitare ne Kakavije. Agjentet e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem (SHKB), ndaluan nje cift ne dogane gjate perpunimit te dokumentacioneve, ndersa udhetonin me nje autoveture qe drejtohej nga nje i ri qe i ndihmonte per emigrimin e paligjshem. Operacioni eshte koduar “Stuhia Verore” dhe pas marrjes ne pyetje te tre personave qe udhetonin ne mjet, u zbulua edhe itinerari dhe pagesa e dyshimte, kurse akuza e ngritur ndaj shoferit dhe oficerit eshte ajo e “dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit”. Burime zyrtare policore thane se te arrestuarit jane Afrim Shehaj, 38-vjec, nga Fieri, me detyre kontrollor dhe Ermal Sheroka, 29-vjec, nga Skrapari. Ne piken kufitare ka hyre makina tip “Citroen”, me targa greke NZK5908, me tre persona ne bord, qe kane dorezuar dokumentet ne sportel. Por te dhenat nuk ishin hedhur ne sistemin TIMS, kurse pasaporta dhe vulat se bashku me vizen Shengen ishin false. Menjehere SHKB ka shoqeruar tre te dyshuarit ne komisariat, ku gjate verifikimeve eshte zbuluar edhe falsifikimi. Cifti qe udhetonte drejt Greqise ishin nga Fieri, kurse pasaporten false e kishte gruaja me inicialet K. S. Gjithashtu eshte zbuluar fakti se efektivi dhe shoferi do te perfitonte 3 mije euro per ndihmen qe do u jepte per te kaluar piken kufitare.
A. Q.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›