E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, një 65-vjecar humb jetën në një aksident

Burime zyrtare nga Policia e Vlorës bënë të ditur për ATSH-në se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00 në rrugën "Transballkanike", në qytetin e Vlorës, kur shtetasi Petraq Zaka , teksa lëviste në krahun e djathtë të rrugës, është përplasur dhe është marrë përpara për rreth 50 metra, nga një autoveturë tip "Shevrolet", me targa TR 3996 S, duke mbetur i vdekur në vend.

Sipas burimeve të policisë, mendohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit, si dhe shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte autovetura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›