Bllekberni enderron Maradonen si trajner
Interesimi
Pronarët e ri indianë të Bllekbërnit dëshirojnë të kenë Diego Armando Maradonën në krye të stolit, si zëvendësues i Sem Allërdajs, që sapo është shkarkuar nga detyra. Me ish-trajnerin e Argjentinës, vëllezërit Balaji dhe Venkatesh Rao të “VH Group”, që blenë klubin gjatë tetorit, shpresojnë të rikthejnë “Rovers” mes më të mirëve në Premier League. Lajmi për shkarkimin e Allërdajs ka shkaktuar pakënaqësi brenda skuadrës: disa media britanike theksonin se lojtarët mund të rebelohen.