“Nuk kam folur per Kombetaren spanjolle”
Fuentes
Avokati i doktorit Eufemiano Fuentes ka përgënjeshtruar frazat, që pas deklaratave të shokëve të tij të qelisë, hidhnin dyshime për përdorim dopingu nga Kombëtarja spanjolle e futbollit. “Nëse unë flas, Spanja humbet titullin Botëror dhe atë Europian…”, ishte fraza e publikuar në gazeta, që nxiti polemika dhe reagime. Përfaqësuesi ligjor i gjinekologut 30-vjeçar tha: “Ato fraza janë të pabazuara. Eufemiano më konfirmoi se nuk i ka thënë asnjëherë këto fjalë”.