E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majami, simfonia e nente kunder Hornets

NBA

Majami konfirmon momentin e jashtëzakonshëm dhe regjistron fitoren e nëntë radhazi përballë Nju Orlins, 96-84. Protagonist ishte Duajan Uejd, me 32 pikë, Bosh realizoi 23 pikë, ndërsa Xhejms 20 pikë dhe 7 asiste. Kjo ishte humbja e tretë radhazi dhe e shtata në dhjetë ndeshjet e fundit për Hornets. Përfundon seria pozitive me nëntë ndeshje e Dallas Maverik, që mposhtet 99-103 nga Miluoki Baks. Çikago thyen 92-73 Indianën, Memfis fiton 86-73 me Portland e në fund Utah fiton 108-95 me Golden Stejt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›