E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga Van Basteni tek Ibra Milan rijeton nje legjende

Sulmuesi Krahasime dhe sugjerime mes Markos dhe Zlatanit në lidhje me lojën e tyre

Ajaks, Milan, Valencia e Liverpul përbëjnë katërshen. Stadiumi është një sallon, fusha është një pasarelë. Milani është stërvitur nga perandori turk, Fatih Terim. Ajaks  ekspozon prodhimet e tij të freskëta. Një i ardhur nga Malmoe (Suedi), quhet Zlatan, dehe është i gjatë dhe i rëndë, por vrapon mirë. Menaxheri i skuadrës së Silvano Ramaçioni fikson Zlatanin dh reklamon: “Hej, po ai duket si Van Basten”. Po Van Basten? Akoma? Një tjetër? I thonë: “Silvano, a e di: se si ai nuk ka asnjë, nuk lindin më”. Ramaçioni buzëqesh nën mustaqet e tij: “Do të shikoni. Jepini të drejtë Silvanos, që një pjesë të mirë të lojtarëve i ka vëzhguar...”. Disa vite më parë, kur Çivu luante te Ajaks, Zlatan fiton ndaj Ajaksit dhe shkon te Juve, shndërrohet nga Ibra në Ibrakadabra. Fiton dhe stërfiton në fushën e lojës dhe në zemrat e tifozëve. Ibra si Van Basten? E pyesnin Leo Beenhakker, i cili ka stërvitur Markun dhe Holandën. Dhe Leo, që i dashuron shumë krahasimet: “Po, i ngjan shumë”. Pyesin shumë vetë, por shumë përgjigjen: “Janë aty-aty, Marko është i madh, por Zlatan herët e vonë do ta arrijë”. Fenomeni Marko ka lënë stadiumet dhe spitalet kohë më parë dhe më pas është dukur nga fushat e golfit. Por disa, ndoshta shumë, kanë vazhduar të flasin për Van Basten. Golat e tij të bukur, elegantë e plastikë, të lehtë dhe të paparashikueshëm, fluturimthi, akrobatikë (dhe shumë të tjera) janë shndërruar në “numra alla Van Basten”. Të gjithë kërkojnë kush do të jetë zëvendësuesi i tij. Shpresa është e madhe: Van Basteni i ri është si Pele i bardhë, herët apo vonë do të lindë dhe do të bëhet publik. Ja: Unë jam pasuesi i vërtetë”. Van Basten ishte ai që argëtohej duke bërë atë që mund të quhej një ndër më të mirët e të gjitha kohërave. Por kurrë nuk hyri në treshen më të mirë të botës: Maradona, Pele e Krujf. Dhe ai, Van Basteni? “Pas tyre”. Sepse, për fat të keq, janë vetëm tre vende. Thuhej dhe thuhet. Por tani, Ibrahimoviç është një shembull. Nuk ka fituar Topa të Artë dhe Kupa Kampionesh, por është një nga ata që di të jetë në vendin e duhur në momentin e duhur. Është më i miri, pra i fundit i kuzhinës kuqezi. U pa edhe të dielën ndaj Bolonjës. Goditje “alla Van Basten”. Ose “alla Ibra”. Që është gati e njëjta gjë. Thuajse...

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›