E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllok ndryshimeve kushtetuese për llogari të koalicionit PDK-AAK

Ndryshime kushtetuese nuk do të ketë. PDK-ja në pushtet dhe AAK-ja në opozitë kanë ndryshuar qasjen e mëhershme dhe i janë bashkuar LVV-së në përcaktimin që presidenti të mos zgjidhet nga populli, por nga Kuvendi.

Të dyja, sipas një burimi, duan që posti i presidentit të mbetet pjesë e pazarit kur të ndajnë pushtetin mandatin e ardhshëm. Arsim Bajrami ka përmendur “kalkulimet politike” si arsye që partitë janë zmbrapsur nga qëndrimi i mëhershëm. Teuta Sahatqija, ndërkaq, është shprehur se reforma kushtetuese do të vazhdojë konform marrëveshjes Thaçi-Mustafa-Pacolli, shkruan Koha Ditore. PDK dhe AAK, sipas një burimi duan që posti i presidentit të mbetet pjesë e pazarit kur të ndajnë pushtetin.

Një burim i gazetës brenda PDK-së së Kryeministrit Thaçi, ka thënë se AAK-ja e Ramush Haradinajt shihet si partneri më serioz në mandatin e tretë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›