Veriu mes “luftës dhe paqes”

Analistët politikë, njohësit e sigurisë dhe deputetët kosovarë parashikojnë “skenar të nxehtë” nëse nuk arrihet marrëveshje mes dy kryeministrave, e cila do ta obligonte Serbinë të largohet nga veriu.
Shtrirja e autoritetit me forcë, nga KFOR-i, apo FSK-ja dhe Policia e Kosovës, shihet si alternativë e vetme, shkruan zëri.
Nëse pala serbe refuzon që përfundimisht të nënshkruajë marrëveshjen për komunat e veriut, atëherë qasja e Prishtinës në tri komunat e banuara me shumicë serbe, do të vështirësohet edhe më shumë, ndërsa i gjithë “mundi” i qeverisë së Kosovës në dialog do të shkojë huq.
Analistët politikë parashikojnë “ditë të nxehtë” nëse në takimin e ardhshëm Thaçi dhe Daçiq nuk do të arrijnë marrëveshje, e cila, pak a shumë cilësohet si fillim i ndryshimit të gjendjes në veri./Indeksonline/