E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokada ndaj Serbisë, rast për shkëmbimet me Shqipërinë

Konfindustria vlerëson, se vendimi i Qeverisë së Kosovës është jo vetëm i drejtë dhe në përputhje të plotë me marrëveshjet ndërkombëtare të tregtisë së lirë, por njëkohësisht është edhe tepër i vonuar në kushtet kur asnjë prodhim me vulën e certifikatës së origjinës së Kosovës jo vetëm nuk lejohet prej vitesh të hyje në tregun e Serbisë, por njëkohësisht nuk lejohet as të kalojnë tranzit në territorin serb, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike për Kosovën.

“Serbia në mënyrë të njëanshme ka shkelur drejtpërdrejt edhe marrëveshjen CEFTA ndërmjet vendeve te Ballkanit.  Bëhet fjalë për një sasi eksportesh me origjinë serbe drejt Kosovës me vlerë që kalon shifrën prej 350 milion euro/vit përveç dhjetëra e dhjetëra milion euro prodhimesh të tjera serbe, që janë pjese e kontrabandës masive e kryer ne vazhdimësi nëpërmjet  Mitrovicës së Veriut”, thekson deklarata.

 Alb Konfindustria vlerëson se ky vendim është rast i mirë, që duhet shfrytëzuar  për shfrytëzimin e plotë si dhe rritjen e kapaciteteve industriale të Kosovës dhe Shqipërisë me qëllim plotësimin e boshllëkut tregtar të krijuar. “Mbështetur në analizat e kryera nga Alb Konfindustria del, që janë të gjitha mundësitë për të përfituar menjëherë nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimeve serbe pjesë të rëndësishme të ekonomisë kombëtare si :-  sektorët e prodhimeve bujqësore e blegtorale, -industria ushqimore, -industria e materialeve të ndërtimit, -industria e prodhimit të mobilieve, -industria mekanike, etj”, vijon reagimi. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-25 09:39
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›