Bllokatori Edi Rama, si rrënja e impassit ku po kalojnë investimet në Qarkun e Beratit
Para disa ditësh kam zhvilluar një aktivitet kulturorë në qytetin muze “mitik” të Beratit. Për këtë aktivitet falenderoj Bashkinë e Beratit për organizimin e tij. Aktiviteti kishte për qëllim prezantimin dhe krahasimin e kulturave, atë të Shkodrës me kulturën e mrekullueshme të Beratit, një perlë e të gjithë neve, të këngës së dy “Kalave”, qyteteve në kuptimin e vërtetë të fjalës për nga historia, arti dhe kultura. Berati është qytet me të vërtetë, si histori si Arketip (kryemodel), Muzakejt, kënga beratase, njerëzit, klima, natyra, arkitektura e projektuar në shekuj. Por ajo që më la për të dëshiruar dhe më bëri shumë përshtypje, thjesht si qytetarë, si intelektual ishte rruga për në Berat dhe rrugët në atë zonë. Në këtë prononcim nuk kam dëshirë ta trajtoj këtë problem shumë politikisht, por në planin njerëzorë dhe qytetarë. Nuk arrij ta kuptoj se si ka mundësi, pavarësisht një seri faktorësh objektivë dhe subjektivë, politik dhe kohorë, se si Berati nuk ka rrugë. Me të vërtetë qeveria Berisha ka bërë një seri investimesh madhore në infrastrukturë gjatë këtyre viteve në të gjithë Shqipërinë, por që Berati dhe qarku i Beratit, ky "Qytet Magjik", qytet mbi 2400-vjeçar të mos ketë rrugë është e pafalshme. Kam biseduar me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtarë dhe të huaj miq të mi, që si ka mundësi që Berati të mos ketë rrugë dhe nuk janë në gjendje ta shpjegojnë. Nuk do ta trajtoj cështjen në planin politik, e përsëris edhe një here, por thjesht si vëzhgues, specialist zhvillimi si dashamirës dhe patriot. Berati ka burime njerëzore, kulturë, klimë, rini të mrekullueshme, burime natyrore dhe njerëzore. Berati ka një pozitë gjeografike shumë të rëndësishme për të gjithë Shqipërinë. Berati ka artistë të mrekullueshëm. Më vjen keq që ndonjë artist i “papërgjegjshëm” nga Shkodra, kërkon ta “marri”, përvetësojë edhe këngën simbol "Asaman o trëndafili i Celës", e cila është krijuar mbi emrin e “Celës”, që kishte ndërtuar një park popullorë si në Shkodër, të quajtur “Fusha e Celës”, duke ja ndryshuar edhe titullin me qëllime provokative e që është një arie më vete. Arti komunikon nuk merret, nuk përvetësohet. Arti mund të merret "përkohësisht" ose tentohet të përvetësohet. Në fakt rreth viteve 1915-1920, nuk jam i sigurtë, janë dërguar profesor italianë nga Shkodra, për të zhvilluar artin muzikorë në Berat dhe bandat muzikore që kanë ndikuar pozitivisht, por Berati ka dhe ka krijuar artin e tij identik, në shekuj që është tipik. Në fakt kënga qytetare shkodrane, ka komunikuar me atë beratase dhe atë shqiptare. Muzika është si uji, aftësi që të komunikojë, me anë të mjeteve komunikative shprehëse, qoftë edhe në formë gojore në çdo cep të Shqipërisë edhe të botës. Kënga jonë në përgjithësi, krahas tipareve lokale ka edhe elementë kombëtarë të njëjtë. Neve Shqiptarët kudo që jemi kemi të njëjtën gjuhë që nga Kosova deri në Prevezë, Çamëri, prandaj mund të them se edhe gjuha muzikore është “gati” e njëjtë, pasi është e lidhur me mendimin tonë dhe kulturën tone si komb. Ndryshon vetëm plani shprehës dhe natyra, deri diku perceptimi dhe ndoshta dialektet, në melodi dhe ritëm të brendshëm. Shpirti dhe mendja beratase kanë lënë vepra artistike në të gjitha fushat e artit, arkitekturë, muzikë dhe pikturë, Muzakajt nderin e Shqipërisë si kulturë, histori dhe qytetërim. Prandaj Berati është qytet. Prandaj Berati duhet të ketë rrugë dhe zhvillim, kjo është një diçka mëse normale. Sikur të ishte qytet i Gjermanisë Berati me burimet natyrore dhe njerëzore që ka, dhe Shqiptarët të mos kalonin komunizmin dhe diktaturën më të tmerrshme në ish-lindje, qytetarët e Beratit do të ishin të pasur dhe do të zhvillonin e do të bënin vetë ato rrugë edhe për qarkun e tyre, pa ndihmën e qeverive. Si përfundim Berati dhe qarku i Beratit, duhet të ketë rrugë dhe zhvillim si të gjithë Shqipëria, nga jugu në veri. Në këtë kontekst mbështes idenë, konstatimin e zotit Meta për infrastrukturën e qarkut të Beratit, si qytetarë, intelektual dhe një individ i interesuar për zhvillimin dhe përparimin e të gjithë Shqiptarëve kudo që janë, pa asnjë dallim dhe nënvleftësim.
Si përfundim, për mendimin tim, mungesa e rrugëve vjen edhe si rezultat i keqmenaxhimit nga pushtetet lokale të Beratit në vite, por shkaktari kryesorë është bllokatori Edi Rama, i cili nuk është në gjendje dhe nuk do shpesh të komunikojë dhe të bashkëpunojë as me të zgjedhurit e tij lokalë, por me të besuarit e tij në pushtetin lokal që PS e ka në disa qytete dhe komuna të Shqipërisë. Atëherë si ka mundësi që Rama të bashkëpunojë me qeverinë, jo vetëm për zhvillimin ekonomik, por edhe për çështje jetike për integrimin tonë siç ishte rasti i bllokimit të statusit, e që kjo politikë nuk do të bijë mbi kokën e Shqiptarëve dhe qeverisë, por mbi kokën e tij të miqve të tij në qershor 2013 dhe grupimit politik që drejton, si tjegulla e Pirros. “Fitorja” e Ramës me statusin ishte si “fitorja” simbolike e Pirros, e quajtur ndryshe “fitorja” e tjegullës, ose “tjegulla e thyer”, mbi kokën e atyre që e meritojnë . Kjo tregon qartë politikën personale që bën Rama në PS, e cila nuk ka as forcë, ndikim dhe projekte lokale. Imagjinojeni sikur të ishte K/ministër që pretendon të bëhet se çfarë sjellje do të kishte më zhvillimin dhe bashkëpunimin me pushtetet lokale, qoftë edhe të ndryshëm në të gjithë Shqipërinë.
Qeveria e dha sinjalin e saj me konstatimin dhe premtimin që ministri punëve publike zoti Olldashi bëri për rrugët e Beratit, para disa ditësh dhe me deklaratën e zotit Meta për infrastrukturën në qarkun e Beratit.