E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Islami është pjesë e Gjermanisë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e pyetur në një mbledhje ku merrnin pjesë rreth 7 mijë anëtarë të partisë së saj për rëndësinë e islamit në Gjermani tha: “Po, ai (islami) është një pjesë e jona”.

Merkel tërhoqi vëmendjen se në Gjermani jetojnë mbi 3 milionë myslimanë dhe lidhur me ngjarjet e dhunshme që janë vënë re në manifestimet protestuese të organizuara në disa vende për shkak të publikimit të filmit dhe karikaturave me përmbajtje që ofendojnë Profetin Muhamed tha se jo të gjithë myslimanët duhen vendosur në një peshore.

Shumica dërrmuese e myslimanëve që jetojnë në Gjermani janë kategorisht kundër ngjarjeve të dhunës, u shpreh Merkel duke shtuar se ata që shkelin ligjet në Gjermani duhet të përballen me pasojat e kësaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›