Bllokime dhe tension ne palestren e Vasil Shantos
Ne diten e peste te numerimit te votave per njesine bashkiake numer 5 ne Tirane ende nuk eshte arritur te vendoset fituesi i gares per Tiranen. Diten e djeshme ku gjithcka eshte afruar drejt finales se gares per Tiranen temperatura ka arritur shkallet me te larta jo vetem ne grade celsius por edhe ne atmosferen e palestres se shkolles ku po numerohen votat. Edhe pse nje dite me pare jane numeruar rreth 10 kuti votimi dje ky numer ka qene me i ulet dhe me ritme mjaft me te ngadalshme. Menjehere pas largimit te ambasadores se Britanise se Madhe grupit te deputeteve holandeze se bashku me ambasadorin Van den Dool situata eshte tensionuar gjate pasdites se djeshme. Vezhguesit e Partise Demokratike kane nisur ne menyre progresive te kontestojne fletet e votimit teksa numerohen dhe kalojne ne monitor. Pas kontestimit te tifozeve nga shkallet e palestres eshte mbledhur KZAZ-ja qe ka kerkuar te shpalle te pavlefshme rreth 25 flete votimi. Nderkaq ky reagim i vezhguesve ka shkaktuar nje kaos total ne salle ku situata i ngjante nje auditori burse ku njerezit bertasin me ze te larte dhe komunikojne jashte salles duke deklamuar aksionet ne rritje apo ne ulje te votave te 8 majit. Kryetari i KZAZ-se ne njesine 5 ka marre nje vendim per te larguar te gjithe vezhguesit nga salla dhe me pas nje nga nje jane thirrur te gjithe duke u kerkuar kartat e identitetit. Deputete te Partise Demokratike komunikonin me drejtues dhe pjesetare te administrates duke perfshire edhe funksionare te Policise se Shtetit. Nderkaq deputete te opozites komunikonin me njerezit e tyre ne auditor duke i shperndare forcat per te vendosur nje situate te balancuar. Kontestimi i fleteve te votimit vinte kryesisht per ceshtje te pikave ne letren e shtypur edhe ne njollat e tyre. Po tendenca ka qene konstante duke rritur temperaturen ne salle. Nderkaq jashte qendres se numerimit te votave kane qendruar gjate gjithe kohes nje sasi e madhe njerezish pjesetare te te dyja paleve qe qendronin per te ndjekur situaten. Ne oret e pasdites ne shkollen 9-vjecare Vasil Shanto ka mberritur dhe kryetari i rimandatuar i Bashkise se Kamzes Xhelal Mziu i cili eshte pritur me gezim nga disa perfaqesues te mazhorances.