E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ-ja nuk pranon te nderhyje ne njesine nr. 5

Kerkesa

Situata e krijuar me procesin e numerimit ne njesine nr. 5 ne Tirane eshte diskutuar me ne fund zyrtarisht dje ne mbremje ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. 3 anetare te Komisionit te Zones se Administrimit Zgjedhor kane depozituar nje kerkese ankimore ne KQZ lidhur me kontestimin e shume fleteve te votimit dhe vleresimin e tyre si te pavlefshme. Perfaqesuesit e partive politike Genc Gjoncaj i Partise Socialiste dhe Njazi Kosovrasti i Partise Demokratike kane argumentuar qendrimet e tyre rreth situates e cila duket se ka gjetur nje rruge ligjore pas 3 ditesh bllokimi tanime qartesisht te qellimshem. Por vleresimet e bera ne KQZ rreth kerkeses kane qene te ndryshme. Ato kane gjetur nje shprehje te qarte ne qendrimin e kreut te KQZ-se Arben Ristani i cili ka nenvizuar se kerkesa nuk ka objekt. Sipas tij anetaret e KZAZ-se duhet te sqarojne pse fletet jane te pavlefshme te argumentojne pretendimin e tyre ne menyre qe mandej kerkesa te legjitimohet. Ketu ka nje kerkese pa objekt. Thjesht konstatohet qe ka flete te pavlefshme. Dakord mund te kete por duhet te sqarohet te merret nje vendim qe me pas te vije ne formen e kerkeses ankimore. Ligjerisht ne nuk mund te nderhyjme tha Ristani. Kete argumentim ka percjelle edhe anetari Klement Zguri i cili ka deklaruar se per te bere vleresimin duhen pasur fletet perpara. Nga ana e saj zv.kryetarja e KQZ-se Deshira Subashi ka kerkuar vemendje per arsye se pretendimi eshte ngritur mbi faktin se pavlefshmeria e fleteve po behet mbi konstatimin e shenjave specifike te shtypshkronjes cka rrjedhimisht perben arsye per nderhyrje. Mbi keto premisa diskutimi KQZ-ja nuk ka gjetur arsye ligjore per te marre ne konsiderate relatimin e 3 anetareve te KZAZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›